Menu e Verës së ABA 21

Një prej atraktiviteteve kryesore të ABA 21 është lista e shumëllojshme e verërave që serviren.

Kantina e verës së ABA 21 është një nga më të pasurat në Ballkan, me një kapacitet prej 10,000 shishesh dhe aktualisht zotëron 620 etiketa.

Verërat janë kryesisht italiane dhe franceze, por ne gjithashtu kemi verëra nga Kili, Argjentina, Australia, Libani, Zelanda e Re, Gjermania (të bardhat në veçanti) dhe Kalifornia.

Portet e shkëlqyera të Portugalisë dhe verërat e ëmbla austriake dhe hungareze plotësojnë shumëllojshmërinë e listës së kantinës tonë. Ushqimi, vera dhe hapësira panoramike nuk janë të vetmet karakteristika të ABA 21.

Shërbimi profesional dhe i kujdesshëm që stafi ynë ofron, do ju bëjnë të harroni boten jashtë ndërsa shijoni specialitete të shijshme e të veçanta në një ambient elegant dhe të ndiheni si klienti ynë më special.