POLITIKAT E PRIVATËSISË

Politika e Privatësisë së ABA Twenty First

 

Hyrje

Ne zotohemi të ruajmë privatësinë e vizitorëve të faqes sonë të internetit. Në këte dokument shpjegojmë se si e trajtojmë informacionin tuaj personal.

Mbledhja e informacionit personal

Ne mund të mbledhim, ruajmë, dhe përdorim llojet e mëposhtme të informacionit që ju na ofroni vullnetarisht:

[informacion për kompjuterin tuaj, vizitat tuaja, përdorimin e kësaj faqeje, përfshirë edhe adresën e IP-së, vendndodhjen gjeografike, llojin dhe versionin e shfletuesit të internetit, sistemin operativ, burimin e rekomandimit, kohëzgjatjen e vizitës, shikimin e faqes, dhe shtegun e navigimit)]

[informacion që ju na jepni për qëllime përfshirje në listën tonë të emailit dhe njoftimeve (përfshirë emrin dhe adresën e emailit tuaj]

 

Përdorimi i informacionit personal

3.1         Informacioni personal që na dorëzohet nëpërmjet faqes sonë të internetit do të përdoret për qëllimet e përcaktuara në këtë politikë ose në faqet qe kanë lidhje me faqen e internetit.

3.2       Ne mund ta përdorim informacionin tuaj personal:

(a)        [për të administruar faqen tonë të internetit dhe biznesin tonë]

(b)        [për t’ju lejuar përdorimin e shërbimeve në faqen tonë ]

(c)        [për t’ju dërguar komunikime që s’kanë lidhje me marketingun]

(d)        [për t’ju dërguar njoftime me email që ju vetë i kërkoni]

(e)        [për t’ju dërguar komunikime marketingu që kanë lidhje me biznesin tonë [ose biznesin e filialeve tona dhe/ose të palëve të treta të përzgjedhura me kujdes, për të cilat ne mendojmë se mund të jeni te interesuar dhe kur ju e keni pranuar posaçërisht këtë me email ose nëpërmjet një teknologjie të ngjashme (ju mund të na informoni në çdo moment nëse nuk dëshironi te merrni njoftime marketingu)]

(f)       [për t’u marrë me pyetjet apo ankesat e bëra që kanë lidhje me faqen tonë të internetit]

(g)        [për të ruajtur sigurinë dhe parandaluar manipulimin e faqes sonë]

3.3       Pa pëlqimin tuaj të shprehur, ne nuk do të japim informacionin tuaj personal ndonjë pale të tretë për qëllimet e tyre ose për qëllime të marketingut të tyre.

 

Dhënia e informacionit personal

4.1       Ne mund t’u japim informacionin tuaj personal punonjësve tanë, këshilltarëve, agjentëve, furnizuesve ose nënkontraktorëve për aq sa do jetë e arsyeshme për qëllimet e paraqitura në këtë politikë.

4.2       Ne mund t’u japim informacionin tuaj personal cilësdo prej filialeve tona, për aq sa është e nevojshme për qëllimet e paraqitura në këtë politikë.

4.3      Ne mund të japim informacionin tuaj personal:

(a)       për aq sa na kërkon ligji

(b)       në lidhje me proceset ligjore në vazhdim ose ato të mundshme

(c)       me qëllim që të përcaktojmë, ushtrojmë ose mbrojmë të drejtat tona ligjore, përfshire këtu edhe dhënien e informacionit të tjerëve me qëllim parandalimin e fallsifikimit dhe uljen e riskut të kredisë

4.4       Përveçse siç përcaktohet në këtë politikë, ne nuk do t’u japim informacionin tuaj palëve të treta.

 

Faqet e Internetit të palëve të treta

5.1       Faqja jonë mund të përfshijë lidhje me ose të japë detaje të faqeve të internetit të palëve te treta

5.2       Ne nuk kemi kontroll dhe nuk mund të jemi përgjegjës për politikat e privatësisë ose praktikat e palëve të treta.

 

Detaje

6.1       Kjo faqe është krijuar dhe drejtohet nga ABA Twenty First/Gener2 Shpk.

6.2       Selia e biznesit është Rr. “Papa Gjon Pali II”, Kati 21, Tiranë, Shqipëri.