KUSHTET E PËRDORIMIT

Kushtet e Përdorimit të Faqes së Internetit të ABA TWENTY FIRST.

Këto terma dhe kushte përdorimi aplikohen për faqen e internetit të ABA Twenty First me adresë www.aba21.al si edhe për të gjitha faqet e tjera që promovojmë në këtë faqe (faqet e internetit të linjave të biznesit tonë dhe/ose të subjekteve të lidhura me ne). Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni të gjitha këto kushte. Në rast se nuk pajtoheni me këto terma dhe kushte apo ndonjë pjesë të tyre, ju duhet të ndaloni së përdoruri menjëherë këtë faqe interneti.

Ne zotërojmë të drejtat intelektuale dhe të dhënat e kësaj faqeje, përveçse në rastet kur kjo gjë specifikohet ndryshe. Asnjë pjesë ose informacion i kësaj faqeje nuk mund të riprodhohet apo të shpërndahet për përdorim tregtar apo publik, përveçse në rastet kur ju do të shkarkoni, shfaqni, apo printoni këtë përmbajtje vetëm në një kompjuter, për përdorim personal dhe jo për përdorim biznesi apo tregtar.

Ju nuk duhet të përdorni këtë faqe në asnjë lloj mënyre që mund ti shkaktojë dëme kësaj faqeje ose në ndonjë mënyrë tjetër e cila mund të jetë e dëmshme, e jashtëligjshme, apo të përbëjë mashtrim.

 

Deklaratë për Informacionin

Kjo faqe mund të përmbajë pasaktësi të paqëllimshme teknike dhe/ose informuese, gabime në shtypje ose informacion jo të plotë. Edhe pse ne perpiqemi të japim informacion të saktë dhe të besueshëm, ne nuk garantojmë dhe nuk sigurojmë që pasaktësi të paqëllimshme, gabime apo informacion jo i plotë, të mos ndodhin dhe ne nuk do të konsiderohemi përgjegjës nëse në këtë faqe hasni në kësisoj pasaktësish.

Ne japim informacion për t’u parë nga investitorë, klientë, punonjës, kontraktorë, nënkontraktorë, furnitorë ekzistues dhe potencialë, si dhe nga të gjithë vizitorët e kësaj faqeje, në mënyrë që këto palë të informohen mbi entitetin tonë. Megjithatë, ne nuk jemi përgjegjës për vendimet që marrin këto palë, vendime të cilat mund të mbështeten vetëm në informacionin e siguruar nga kjo faqe. Çdo palë duhet të kryejë kërkime dhe hetime të mëtejshme në mënyrë që të marrin vendime të mirëinformuara.

Ne kemi të drejtën e ndryshimit dhe heqjes së informacionit në Kushtet e Përdorimit, Politikën e Privatësisë, si dhe mbi informacionin e faqes siç e shikojmë të nevojshme dhe pa lajmëruar vizitorët e kësaj faqeje.