ABA 21-st

Fine Restaurant

ABA 21, pozicionuar në qendrën kryesore të biznesit, në zemër të kryeqytetit është më shumë një eksperiencë se sa vetëm shije.

Ai ka hapur dyert për klientët e tij, në verë të vitit 2009 dhe gjatë këtyre viteve ka fituar një klientelë të larmishme e besnike që dëshiron të shijojë një përvojë të veçantë dhe mbresëlënëse, vazhdimisht. Eshtë titulluar si një restorant ekskluziv, me një dizajn të rafinuar dhe elegant, është një prekje e persosmërisë.

I ndodhur në katin e fundit të ndërtesës ABA Business Center, Restoranti ABA 21 ofron një kuzhine italiane, të lehtë, krijuese dhe të ideuar mbi një gamë produktesh të shkëlqyera.  Menuja, e cila njihet në të gjithë botën, është e mbështetur në lëndë të para, të seleksionuara duke respektuar traditën e fortë kulineare italiane dhe mesdhetare.

I konceptuar si ‘”Çatia” e bukurisë dhe finesës, ABA 21 kurorëzon ndërtesën e ndriçuar në qendër të kryeqytetit me një ambient harmonik dhe glamur. Bari ka një dizajn elegant dhe të thjeshtë, duke lënë muret e xhamit të transmetojnë panoramat e stinëve dhe netëve me yje. Taracat e restorantit ofrojnë mëngjeset më të bukur dhe mbrëmjet më romantike në qytet.

Kantina përbëhet nga më shumë se 620 etiketa verërash italiane dhe ndërkombëtare dhe më shumë se 50 lloje pijesh alkolike.

Rezervoni | Galeria